Tetovë – Gostivar, policia për një muaj ka arrestuar 63 valltare

Gjatë këtij muaji, llogaritur deri më datën 25 korik, në zonën e Sektorit për punë të brendëshme Tetovë, janë realizuar 11 kontroll aksione ( TE-6 dhe GV-5 ) në 12 objekte hotelierike, për zbulimin e shtetaseve të huaja, të cilat qëndrojnë pa paraqitur vendëqëndrim në R.M. Dhe në mënyrë jolegale punojnë nëpër objekte.

Marketing

Në këto objekte janë ndaluar, gjegjësisht zbuluar 66 shtetase të huaja. Numri më i madhë i tyre kanë qenë nga Shqipëria edhe atë 50, nga kosova 6 femra, nga Sërbija 5, si dhe nga 1 prej Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovunë, Kroaci, Bulgari dhe Greqi.

Të gjitha këto e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik, gjegjësisht kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin, dhe në mënyrë jolegale kanë punuar si valltare, këngëtare, kelnere, dhe si personel i ndryshëm në objekte.

Gati se të gjitha shtetaset e huaja, kanë qenë të moshës prej 18 deri 40 vjeçe, dhe janë deportuar në shtetet e tyre amë, pasi që paraprakisht kanë dalur përpara gjykatësit për kundërvajtje, i cili ju ka shqyrtuar gjoba në para, si dhe masa të përkohëshme, ndalesë për hyrje në R.Maqedonisë në afat për 1 vjet.

Sektori për punë të brendëshme Tetovë në të ardhmen do të realizojë kontroll aksione të regullta, për zbulimin dhe sanksionimin e shtetaseve të huaja, të cilat në kundërshtim me ligjin, qëndrojnë dhe punojnë në rajon si dhe mundësi për involvime eventuale në prostitucion, tregti me njerëz, si dhe aktivitete tjera të paligjshme.

Përndryshe, gjatë 6 muajve të para të këtij viti, në zonën e Tetovës dhe të Gostivarit, janë realizuar 17 kontroll aksione, në 21 objekte hotelierike, në të cilat janë zbuluar 63 shtetase të huaja, më së shumti nga Shqipëria, Sërbija dhe Kosova.