Tetovë, këtë javë fillon Festivali Ndërkombëtar i Filmit

Edicioni i tetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “ODA” pritet të fillojë më 7 tetor dhe do të zgjasë deri më datë 13 tetor.

Marketing

Nga gjithsej 3963 filma të pranuar nga 113 vende të botës, 88 prej tyre do të konkurrojnë këtë vit në edicionin e tetë të këtij festivali.

Ka disa kategori të filmave në të cilat konkurrohet:
Cine Balkan Panorama (për filmat që janë të prodhuar në regjionin e Ballkanit)
Filmi më i mirë; Skenari më i mirë; Aktorja më e mirë; Aktori më i mirë; Kontributi artistik; Çmimi i jurisë; Çmimi i publikut

Marketing