Tetovë, masa ndaj tre adoleshentëve të kapur me narkotik

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), raportoi se dje ka sjell kallëzim penal për tre persona të dyshuar për tregti me narkotik në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Marketing

SPB Tetovë, ka ngritur kallëzim penal kundër dy të rinjve, njëri 16 vjeçar dhe tjetri 17 vjeçar, që të dy nga Tetova, si të dyshuar për tregti dhe përdorim të narkotikëve.

Njëjtë ka vepruar edhe ndaj 19 vjeçarit, A.Z. nga Tetova, i cili dyshohet si personi që ka shitur lëndët narkotike te dy të miturit.

Ngjarja kishte ndodhur me 30 prill, në ora 01:30 në rrugën “JNA”, Tetovë, ku zyrtarët policorë tek të miturit kishin gjetur marihuanën, që e kishin blerë nga A.Z.