Tetovë, ndotja zvogëlohet për 60 për qind?!

Sipas matjeve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, 60 për qind e ndotjes së ajrit në Tetovë ishte rezultat i funksionimit të fabrikës “Jugohrom”, prodhimi i të cilit u ndërpre në nëntor të vitit 2016 për shkak të mungesës së filtrave adekuate.

Në vitin 2015, përqendrimi mesatar ditor i grimcave PM10 në Tetovë ishte 298 mikrogramë për metër kub. Një rënie e dukshme prej më shumë se 60 për qind e përqendrimit të grimcave kancerogjene është vërejtur në vitin 2017, kur fabrika nuk ka punuar.

evn