Dje rreth orës 15 e 50 minuta në bulevardin ,,Iliria,, në afërsi të mbikalimit hekurudhor në Tetovë, ka ndodhur aksident trafiku, në të cilin pjesëmarrës kanë qenë dy motoçikleta me targa të Tetovës, edhe atë motoçikleta e tipit ,,Rija,, të cilën një 16 vjeçar nga Tetova e ka drejtuar pa leje për vozitje, dhe motoçikletë ,,Suzuki,, e drejtuar pa leje për vozitje, nga personi A.M. 24 vjeç nga fshati Reçicë e Vogël.

Dy motoçiklistët me veturë tjetër janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku pas dhënies së ndihmës mjekësore, 24 -vjeçari A.M si rast urgjentë, është transferuar në klinikat e Shkupit, për shërim të mëtutjeshëm, ndërsa minoreni është lëshuar për mjekim shtëpiak.

Janë kryer hetimet, dhe punohet në zbardhjen e shkakut, rrethanat dhe detajeve tjera lidhur me këtë aksident.