Tetovë, përurohet kopshti për fëmijë në Xhepçisht

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi ka përuruar kopshtin e ri në fshatin Xhepçisht. Kapaciteti i këtij objekti është për 50 fëmijë. Kryetarja Arifi theksoi se komuna e Tetovës do të angazhohet për hapjen e kopshteve për fëmijë edhe në vendbanimet tjera.

Marketing

‘Përuruam Kopshtin 🏡 e fëmijëve në vendbanimin Xhepçisht.
Në vazhdën e aksionit për rikonstruksionin ⛏ е të gjithë objekteve shkollore dhe kopshteve, standardizojmë infrastrukturën arsimore për kushte të denja për fëmijët. Punohet me intensitet të plotë edhe në rikonstruksionin e objekteve tjera të Kopshtit “RINIA”.
Bashkë mundemi.
#PërFëmijëtPërArsimin 👩👧👦 👩👩👧 👫 🏃♀ 🏃♂ 📚
Me ❤Zemër’, ka shkruar në facebook Teuta Arifi.

https://www.facebook.com/teutaarifiofficial/videos/2294517597255780/

Marketing