Tetovë, policia arreston katër adoleshent që pinin mariuhanë

Dje rreth orës 21.00, në rrugën ,,Dimo Gavroski Kara,, në Tetovë, pjesëtaret e policisë kanë vërejtur katër persona, nga të cilët njëri menjëherë ka ikur, ndërsa tre tjerët kanë qëndruar në vend.

Marketing

Gjatë kontrollit të kryer nga pjesëtarët e policisë, është vërtetuar se bëhet fjalë për persona të mitur të moshës nga 14 deri 17 vjet, ku në afërsi të tyre është gjetur marihuanë, të cilën në ndërmjetë kohë e ka hedhur njëri prej tyre, thuhet në raportin e policisë së Tetovës.

Sipas policisë minorenët janë dërguar në Stacionin policorë Tetovë, për zbardhjen e plotë të rastit.

Marketing