Tetovë, policia rrugore largon nga trafiku 15 vozitës të dehur

Natë më parë Sektori i punëve të brendshme të Tetovës ka larguar nga komunikacioni 15 vozitës të makinave, të cilat kanë drejtuar automjetet në ndikimin e alkoolit.
10 të tillë janë kapur në Tetovë, ndërsa pesë në Gostivar, nga gjithsej 133 makina të ndaluara.
Aksioni është realizuar nga ora 23 deri në ora 4 të mëngjesit.

Marketing

Vozitësve që kanë drejtuar makinat në gjendje të dehur, përveç largimit nga trafiku, iu është sekuestruar edhe leja për vozitje, njoftojnë nga Sektori i punëve të brendshme të Tetovës.

Të gjithëve nga ana e punonjësve të policisë u janë shqiptuar dënime përkatëse me fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje, si dhe dy kërkesa për vazhdimin e procedurës për kundërvajtje.

Gjatë këtij aksioni kontrollues, në mënyrë adekuate janë konstatuar edhe 17-lloje tjera të kundërvajtjeve, nëntë në Tetovë dhe tetë në Gostivar, ku numri më i madh janë për regjistrim të skaduar, drejtim pa patentë shoferi, dhe tejkalim i shpejtësisë.

Marketing