Tetovë, rritet numri i pacientëve me Kovid

Javët e fundit ka pasur rritje të numrit të pacientëve me Covid-19 në Tetovë thonë nga Covid qendra. Sipas tyre, të gjithë të hospitalizuarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe të njëjtit janë me oksigjeno-terapi. Ata kërkojnë nga qytetarët të respektojnë masat anti Covid.

Marketing

“Këto dy-tre javë kemi rritje të numrit të dyfishuar të pacientëve të hospitalizuar edhe pacientët që janë në Covid ambulanca kemi një rritje të numrit dhe këto ditë kemi pasur mbi 80 deri 100 pacientë nëpër ambulancat e Covid-it. Pacientët të cilët janë të hospitalizuar në spitalin tonë Covid qendër të gjithë janë në oksigjeno-terapi.”,- tha Gezim Nuredini nga Covid Qendra – Tetovë.

Nga Covid Qendra Tetovë po ashtu thonë se kjo situatë e shpejtë e të infektuarve e ka ngarkuar personelin mjekësor.

“Ndërsa sa i përket situatës me të vërtetë kemi ngarkesë mjaft për arsye se u bë një rritje ashtu e shpejt, ne edhe para dy javëve bëmë një riorganizim disa mjekë dhe infermierë prej klinikave të tjera i kemi angazhuar në Covid qendër. Tani për tani ne kemi kapacitetet diku deri 60-65, por nëse diçka ndodh, brenda javës ne jemi në gjendje domethënë që të bëjmë, për arsye se ne jemi spitali pak më i madh në krahasim me disa qytete të tjera ne mund të bëjmë edhe një kat të bëjmë të rezervuar për pacientët me Covid kështu që nuk do të ketë problem.”,- tha Gëzim Nuredini nga Covid Qendra – Tetovë.

Ndërkohë, ashtu si edhe në tërë vendin edhe në Tetovë sektori i gastronomisë ka ndërprerë punën të paktën deri më 20 prill kur pritet vendim i ri i qeverisë.

Marketing