Tetovë, Shtabi i Krizës dezinfekton hapësirat publike

Ndërsa në karantinë shtetërore janë 390 persona, prej të cilëve 210 nga qyteti i Tetovës dhe 180 nga Gostivari. Kurse numri i personave në vetizolim këto ditë ka pasur rënie e për momentin në rajonin e Pollogut ky numër shkon në 146 persona. Nga ana tjetër ka 100 persona në mbikëqyrje të policisë, të cilët janë izoluar me urdhër të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe i Shëndetësisë. Orën policore në Pollog mbrëmë e kanë shkelur 6 persona, ndaj të gjithë këtyre personave është ngritur parashtresë adekuate sipas nenit 206 të kodit penal të RMV-së.

Marketing

Shtabi i krizës në komunën e Tetovës ka njoftuar se janë duke u dezinfektuar të gjitha hapësirat publike në territorin e komunës së Tetovës dhe po punohet vazhdimisht që të dezinfektohen të gjitha hapësirat publike ku frekuentimi i qytetarëve është më i madh.

Ndërkohë, mësimin online një numër i madh i nxënësve vazhdojnë të ndjekin nga shtëpitë e tyre, po ka edhe nxënës të cilët nuk i kanë as kushtet elementare për të ndjekur mësimin nga distanca, ku bëhët fjalë për nxënësit e malësisë së Tetovës, ku prindërit e tyre tani kanë vështirësi të sigurojnë mbijetesën e familjes, pasi siç dihet shumë ndërmarrje janë të mbyllura shkaku i epidemisë. Ata kërkojnë që edhe fëmijët e tyre të kenë mundësi të ndjekin mësimin online, siç ndjekin bashkëmoshatarët e tyre. Ata kërkojnë nga MASh që të përpilojë një listë dhe t’u dilet në ndihmë atyre nxënësve që për shkaqe teknike dhe financiare nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin online.

Marketing