Tetovë, sulmohet fizikisht anëtari i Lëvizjes Anti Bixhoz

Mbrëmë është sulmua fizikisht në rrugën e Ilindenit në Tetovë antari i Lëvizjes Anti Bixhoz, me iniciale Z.A.. Siç pretendojnë nga Lëvizja Anti Bixhoz sulmuesi është i punësuar në një kazion në Tetovë. Ata kërkojnë zbardhjen e rastit dhe sulmuesi të merr dënimin e meritur.
“Që në fillim ne si Lëvizje Anti Bixhoz kemi deklaruar se jemi shumë të fuqishëm,mbështetja jonë është shumë e madhe,pavarsisht mesazheve që na dërgohen nëpërmjet këtyre veprimeve ne nuk frikësoshemi nuk zbrapsem,dhe do shkojm deri në fitore në mbyllje të bastorëve dhe kazionove.Ky veprim i djeshëm i personit me iniciale M.M do të merrë dënimi i meritur.”- tha Xhemal Abdiu  nga Lëvizja Anti Bixhoz.
Rastin e kan konfiruamr edhe nga SPB Tetovë. Sipas tyre Mbrëmë  në ora 20 e 20 minuta, në SPB Tetovë 44 vjeçari A.Z. nga fshati Përshefcë ka denoncuar se rreth orës 17 e 30 minuta deri sa kaqenë duke lëvizur në këmbë në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, ka qenë i sulmuar  fizikishtë nga personi M.M. SPB Tetovë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitete për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, me ç’rast do të pasoj edhe parashtresë adekuate. Ndërkohë nga Lëvizja anti bixhoz theksojnë se do vazhdoj me aktivitet e tyre ashtu siç ishin paralamërur, me çrast në ditën e parë të fushatës zgjedhore do bllokojn rrugët.
“Vendimi i Lëvoizjes është se ne do të protestojm në rrugë,ashtu sic protestuam herën e parë dhe arritëm sukses,me pengimin e hapjes së kazinës ndoshta më e madhe në RMV, Zgjehdje ne kërkojm nga politikanët për të miratuar ligjin,dhe ato të mendojn pak më ndyrshe që të mos eskaloj situata.”– tha Nuhi Ganija nga Lëvizja Anti Bixhoz.
Lëvizjes Anti Bixhoz kërkon që kazinot dhe lojrat e fatit të  largohen 3 klm nga cdo vendbanim dhe institucion publik.
Marketing