Tetovë, të hënën aksion i madh pastrimi nga vullnetarë

Me rastin e Ditës së Tokës, më 22 Prill 2019 në Tetovë organizohet një aksion i madh pastrimi nga vullnetarë, aktivistë të organizatave të ndryshme që funksionojnë në qytetin e Tetovës dhe me përkrahje të vetë organizatave dhe disa bizneseve private.

Marketing

Grumbullimi i vullnetarëve do bëhet në sheshin Iliria me fillim në ora 12.45, kurse aksioni i pastrimit fillon në ora 13.00. Janë paraparë të pastrohen shtatë zona të ndryshme në qytet, përfshirë qendrën sportive, skejt parkun, dy anët e lumit Shkumbin (nga ura e gurrit deri tek rruga industriale), hapësirat e gjelbërta midis dhe anash bulevarit Iliria, rrënjët e drunjve të mbushura me filtera cigaresh, prapa gjyqit si dhe zona rreth stadiumit të qytetit.

Të interesuarit për t’ju bashkuar këtij aksioni janë të mirëseardhur të na bashkohen në ora 12.45 në sheshin Iliria në Tetovë, kurse nga ora 15.00 deri në 17.00 do ketë një festë të vogël poashtu në sheshin Iliria.

Qëllimi i këtij aksioni është të shënohet Dita e Tokës edhe në Tetovë, dhe të punohet në ngritjen e vetëdijes se mbeturinat që lëmë pas vetes nëpër rrugë, trotuare, hapësira publike, rrënjë pemësh (etj) nuk largohen vet dhe se e bëjnë qytetin tonë të duket akoma më keq. Çdo kush duhet të ketë përgjegjësi dhe rol për një mjedis më të pastër.
Grupi koordinues i aksionit!
Tetovë, 20 Prill 2019

Marketing