Tetovë, të hënën organizohet ekspozitë nga personat me autizëm

Shoqata e Psikologëve Shqiptarë të Maqedonisë të hënën (1 prill) organizon ekspozitë nga fëmijët me autizëm. Ekspozita e cila është titulluar “Artist që flet shumë”, do të mbahet në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë, me fillim në orën 19:00.

Marketing

Siç thonë organizatorët, ekspozita do të përmbajë piktura të fëmijëve me autizëm të cilët trajtohen në Shoqatën e Psikologëve Shqiptarë të Maqedonisë.

“Ne në realizimin e terapive, me fëmijët me autizëm, qëllimin kryesor e kemi që ta mësojmë fëmijën të pavarësohet. Çelësi i pavarësimit të njeriut është komunikimi. Ne seancat tona kemi shumëllojshmëri të komunikimit me ta, në mënyrë qe ta strukturojmë komunikimin e tyre dhe të jetë më i pranueshëm, i ngjashëm dhe më i kuptueshëm (komunikimi i fëmijës) për rrethin”.

“Kohëve te fundit, sidomos me fëmijët që kanë komunikim verbal përdorim “Art Terapine”, me vizatime, gjë qe po e ndihmon shume bashkëpunimin terapist-fëmijë, sepse vizatimi ju pëlqen shume atyre. I vizatojnë emocionet duke na treguar se si ndjehen dhe njëkohësisht verbalisht na tregojnë se çfarë kanë vizatuar. Ndonjëherë ndodh që fëmijëve t’ju merr kohë vizatimi dhe puna e përfunduar nuk ka ndonjë forme te njohur ku në shikim të parë mund të duket si një shkarravitje, mirëpo nëse e shohim fëmijën gjatë vizatimit vërejmë një ndërveprim shumë të mirë me mjedisin”, thotë koordinatori Fidan Nuhiu.

Ai shtoi se pritshmëritë nga kjo ekspozitë janë që pjesëmarrësit të ndërgjegjësohen, duke pare diçka nga autizmi dhe të bëhet thirrje që shoqëria të jetë më pranuese, më përkrahëse dhe më e vetëdijshme për të ardhmen.