Teuta Arifi ambasadore në SHBA, kryeministri nuk e mohon

Kryetarja e Komunës së Tetovës është përfolur sot në Kuvend si një nga kandidatet e mundshme për ambasadore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emrin e saj e theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski në seancën parlamentare për pyetje të deputetëve drejtuar kryeministrit Zoran Zaev. Ky i fundit nuk mohoi një mundësi të tillë, port ha se dy nga katër emrat ku bënte pjesë edhe Arifi ka dëgjuar se janë përmendur edhe në koloaret e institucioneve.
Antonio Milloshovski
“A planifikon Qeveria që në këtë periudhë ti dërgojë ambasador në SHBA, NATO, Izrael dhe Bullgari, Teuta Arifin, kryetare e Komunës së Tetovës, Dane Talevski, këshilltar politik i Zaevit, Misho Dokmanoviq, profesor në Fakultetin juridik dhe Sashko Nasev. Pyetjen e parashtroj edhe lidhur me parimet të cilat ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov i përmendi më 2017, përse para zgjedhjeve nuk duhet të dërgohen ambasador në qendra të rëndësishme diplomatike dhe politike dhe atëherë ishte rasti lidhur me Aleksandër Nikollovskin, për të cilin Qeveria vendosi në bazë të atyre parimeve të mos e dërgojë për ambassador”
Zoran Zaev
“Këto katër emra që I përmendët këtu, dy aspak nuk janë diskutuar, ndërsa dy po, janë diskutuar. Por ka gjasa që presidenti mos të jep pas, mund ministri të vendos në fund që ata dy të mos shkojnë, ose çfarëdoqoftë. Unë nuk dua të jap qëndrimet e mia para kohe, por dua që shteti ti plotësojë vendet e ambasadorëve siç do ta përmendi si shembull NATO-n. NATO pret ambasador sepse atje kemi ushtrues detyre”-tha Zaev.

Marketing
Marketing