Teuta Arifi edhe një mandat për Tetovën? (FOTO)

Dy mandate fitoi zgjedhjet, por siç duket do të garojë edhe për një mandat të tretë. Kjo është Teuta Arifi kryetarja e komunës së Tetovës. Nuk dihet nëse sot takimi i saj me Zv/kryeministrin e parë shqiptar, Artan Grubin ka qenë edhe kandidimi i saj edhe për një mandat apo një takim për ndonjë bashkëpunim mes Komunës së Tetovës dhe Qeverisë.

Marketing

Vet, zv/kryeministri i parë, Artan Grubi ka lenë shumë dyshime në tekstin e tij në Facebook. “Teuta i ka hije Tetovës”, kjo fjali sikur jep sinjale se Teuta do të garojë edhe për një mandat për Tetovën.
“Me shumë kënaqësi prita sot Kryetarën e Tetovës, zonjën Teuta Arifi.
Bashkë diskutuam për proektet prioritare për Tetovën në vitin e ardhshëm dhe mbështetjen absolute të qeverisë për realizimin e tyre.
Teuta i ka hije Tetovës” ka shkruar zv.kryeministri Grubi.

Ndryshe, deri tani vetëm ish kryetari Nevzat Bejta dëshiron që të kandidoj edhe një mandat për Gostivarin dhe siç duket ai ka nisur fushatën e tij përballë Arben Taravarit./TS/

Marketing