Është ndër aktoret më të dashura për publikun tonë. 

Jeta dhe vepra e Teuta Krasniqit ka qenë dhe vazhdon të jetë në fokusin e medieve rozë, e cila ka një jetë pothuajse publike, shkruan Kosovarja.

Ajo sot ka festuar ditëlindjen e 36-të, me ç’rast e ka një dedikim mjaft të veçantë për këtë ditë të shënuar për aktoren.

“27 Korrik, ditelindja ime. Gjithmone i gezohem ditelindjes si femijet. Zgjimi ne mengjes nga puthjet e perqafimet e dy dritave te syve te mi, Tara dhe Kaia, dashuria e pakufishme e Shpirtit tim Adonisit, me kafen e mengjesit jane feste e perditshme imja. Duke vazhduar sot me urimet me te dashura te familjareve dhe gjithe juve miq, ma zbukuruan kete dite te posaqme timen. Ju paça gjithmone. Ju dua #36 te shendetshme dhe te lumtura, Faleminderit Zot per gjitha bekimet ne jete”.

Këto janë ndjenjat e Teutës sot, teksa ndihet falendëruese dhe mirënjohëse për familjen dhe të arriturat.