Teuta, Laçi dhe Kukësit sot luajnë për të bërë histori

Teuta, Kukësi dhe Laçi do të luajnë sot sfidat e vlefshme për raundin e dytë eliminator të Europa League.Djemtë e detit do të presin në “Niko Dovana” Granadën, një skuadër që tremb jo pak duke u nisur dhe nga kampionati që përfaqëson .

Marketing

Megjithatë edhe pse spanjollët janë superiorë, tekniku Martini beson tek mrekullia duke synuar të përsërisë suksesin e 15 viteve më parë ndaj Parmës.

EDI MARTINI

TRAJNERI I TEUTËS

 “Çunat kanë bërë mirë, kanë fituar disa trofe dhe sido që të shkojë ndeshja, këta lojtarë e kanë shkruar emrin e tyre në histori. Aspekti personal normal që të ngroh dhe do isha i lumtur nëse nesër do arrinim një sukses të tillë, si kualifikimi.”

Laçi nga ana tjetër do të përballet me një skuadër më të lehtë në letër siç është ajo e Apoel Bersheva. Pas triumfit historik ndaj azerëve të Keshlës, Laçianët janë gati për një tjetër surprizë .

ARMANDO CUNGU

TRAJNERI I LAÇIT

 “Në përgjithësi situata është e mirë, shqetësime të vogla fizike, për sa i përket ndonjë individi të caktuar. Ka pasur ngarkesë për sa i përket ndeshjeve dhe intensitetit. E kam fjalë për lojtarët të cilët kanë marrë pjesë edhe te Shpresat. Megjithatë pjesa dërmuese është e shëndoshë për sa i përket gjendjes fizike dhe stërvitshmërisë.”

 Sfida që do të mbyllë mbrëmjen e të enjtes është ajo mes Kukësit dhe Wolfsburgut. Verilindorë do të kërkojnë fitoren përballë gjermanëve ndërsa tekniku Gega tha se skuadra do të japi maksimumin.

 SKËNDER GEGA

TRAJNERI I KUKËSIT

 “Unë mendoj që i kemi mundësitë tona për të dhënë maksimumin. Fusha më duket e njëjtë gjithandej. që nesër të bëjmë më të mirën. Jemi përballë një fakti, që jemi të ndërgjegjshëm për forcën dhe kualitetin e kundërshtarëve. Do mundohemi të bëjmë pjesën tonë. Trajneri mundohet t’i japë besim lojtarëve. Jemi munduar të përmirësohemi duke qenë 11 bashkë dhe të japim 100%. Është një garë për 90 minuta”

Takimi Kukësi-Volfsburg zhvillohet këtë të enjte në orën 20:00, pa praninë e tifozëve në Tiranë .