Teuta mposht Tiranën, fiton për herë të parë Superkupën e Shqipërisë

Teuta është fituese e Superkupës së Shqipërisë, pasi mposhti kampionët e Tiranës në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Marketing

Teuta e ka nisur me trofe këtë sezon, duke fituar Superkupën e Shqipërisë. Ekipi durrsak mposhti Tiranën 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Djemtë e Edi Martinit zhvilluan një lojë mjaftë të mirë, ndërsa heroi i tyre ishte Hebaj, i cili realizoi dy gola dhe i dha Teutës trofeun e parë të Superkupës.

Shkodrani realizoi dy herë në pjesën e parë. Pas pushimit Tirana u hodh në sulm në kërkim të golit. Në minutën e 64-t, kapiteni Arapi e la Teutën me një lojtar më pak, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa në minutën e 75-të Tirana gjeti edhe golin me të riun Jurgen Vrapi, por vetëm kaq. Edhe pse me një lojtar më pak, Teuta arriti të mbrohet në minutat e mbetura, duke e nisur këtë sezon me këmbën e mbarë.

Marketing