Teuta takohet me vjehrrin e vjehrrën, kalojnë kohë të bukur bashkë…

Është ndër aktoret më të zonjat që ka vendi ynë e përveç se është treguar e zonja në profesion, ajo është edhe një nënë dhe bashkëshorte vërtetë për t’u marrë shembull.

Marketing

Bën jetë të lumtur dhe këtë e ka dëshmuar tash e disa herë, qoftë në intervistat e ndryshme si dhe përmes rrjeteve sociale.

Madje, edhe në një intervistë për Kosovaren kishte zbuluar shumëçka nga jeta e saj dhe njerëzit e afërm.

Po ashtu, e pyetur për raportet me familjen e Adonisit, kishte thënë se janë të shkëlqyera, ndërkaq e dëshmoi edhe këtë, ku në një imazh shihet me vjehrrin e vjehrrën, të cilët vërtetë duken shumë krenarë përkrah saj.

Madje, prezent ishin edhe nëna e vëllai i saj, që bënë këtë imazh të marrë shumë komente dhe pëlqime./Kosovarja/