Tevdovski: 2019 do të jetë vit i reformave ekonomike

Ministri i Financave, Dragan Tevdeski ka deklaruar se viti 2018 ishte viti i reformave kyçe dhe vendosja e një baze të mirë të sistemit ekonomik.

Marketing

Sipas tij, viti 2019 duhet të jetë viti ku seriozisht duhet të ndjehen efektet e këtyre reformave. Ai theksoi se Ministria e Financave dhe Drejtoria për të Ardhura Publike janë të gatshme për ta zbatuar reformën tatimore që nga viti i ardhshëm.

“Qeveria premtoi një sistem korrekt tatimor. Janë zbatuar disa nga vërejtjet dhe tani jemi të gatshëm për zbatimin e tyre. Plotësisht, vitin e ardhshëm, qytetarët do ta shikojnë se sa do t’ju lehtësohet procedura për paraqitjen e tatimit vjetor”, deklaroi Tevdeski, në intervistën për MIA. Ai premtoi se vitin e ardhshëm do të rriten pagat, numri i vendeve të punës dhe investimeve.