Tevdovski dhe Angelovska-Bezhoska në Takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së në Indonezi

Delegacioni i kryesuar nga ministri i Financave, Dragan Tevdovski dhe guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë Anita Angelovska-Bezhoska merr pjesë në Takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) në Indonezi.

Marketing

Është paraparë që delegacioni të realizojë takime me përfaqësues të lartë të FMN-së dhe Grupacionit të Bankës Botërore.

Në kuadër të takimeve janë caktuara takime me drejtorin ekzekutiv të BB-së, Frenk Hemskirk, drejtoreshën për Evropën Juglindore të BB-së, Linda van Gelder, nënkryetarin e Bankës Botërore, Siril Muler, drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Entoni de Lanoj, drtejtorin e Drejtorisë për Evropën të FMN-së, Pol Tomsen, nënkryetarët e Korporatës internacionale financiare (IFC), Xhorxhina Bejker dhe Vibke Shpomer, ekipe menaxhuese me fondet investuese dhe bankat, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë.

Siç kumtoi Ministria e Financave, ministri Tevdovski sot do të flasë në ngjarjen në nivel të lartë, të cilën do ta hapë sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.

Tevdovski do të flasë në temë “Zbatimi i qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm në botë i cili ndryshon: Lokalozim, inkluzivitet dhe investim në rezultate”. Ai do të përqendrohet në qëllimet për rritje të qëndrueshme dhe reformat të cilat bëhen në vend për realizimin e tyre.

Në këtë ngjarje fjalim është paraparë të kenë edhe sekretari i përgjithshëm i Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD) Anhell Gurija, kryetari i Bankës Evropiane Investuese (BBI) Verner Hojer dhe drejtori ekzekutiv i Programit botëror për ushqim (VFT) Dejvid Bizli.

Takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore mbahen çdo vit. Në takimet, në të cilat marrin pjesë ministra të financave dhe guvernatorë të bankave qendrore të vendeve anëtare, diskutohet për ngjarjet aktuale në ekonominë botërore dhe në tema si ulja e varfërisë dhe nxitja e rritjes ekonomike.