Tevdovski: Mbi 30 milionë euro për projekte lokale në Manastir

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski i paralajmëroi më shumë projekte lokale për komunën e Manastirit, gjatë tribunës e cila sot u mbajt në këtë qytet me titull “Shoqëri korrekte – mundësi për të gjithë”. Deri në fund të vitit, tha Tevdovski, pritet fillimi i ndërtimit të Stacionit për filtrim Manastir, ndërsa gjatë vitit duhet të përfundojë ndërtimi i infrastrukturës rrugore në lagjet ARM 1 dhe ARM 2 gjegjësisht tek ish-kazerma.

Marketing

“Nga fundi i vitit pritet të fillojë ndërtimi i Stacionit për pastrim në Manastir si edhe zgjerimi i rikonstruimit të rrjetit të kanalizimit në Manastir. Bëhet fjalë për investim prej rreth 28 milionë euro, prej të cilave 21 milionë euro do të sigurohen me grant prej mjeteve të Bashkimit Evropian, përmes fondeve IPA”, theksoi Tevdovski në tribunën para qytetarëve të Manastirit.

Theksoi se edhe përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale, të cilin e zbaton Ministria e Financave me mbështetjen e Bankës Botërore dhe Bashkimit Evropian, në vijim është ndërtimi i rrugëve në lagjet ARM 1 dhe ARM 2 ose zona e ish-kazermës.

Vlera e projektit është rreth dy milionë euro ndërsa duhet të përfundojë në vitin 2019.