Tevdovski: Me Ligjin e ri për furnizime publike përmirësohet kyçja e ndërmarrjeve të vogla në furnizime

Me Ligjin e ri për furnizime publike, që do të fillojë prej prillit, vendosen një varg sërë masash, të cilat i përmirësojnë kushtet për kyçjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në furnizimet publike, për shkak se ato janë shtylla kurrizore e ekonomisë, thotë ministri i Financave, Dragan Tevdovski në një intervistë për portalin biznisregulativa.mk.

Marketing

“Nga njëra anë, hyrja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në furnizimet publike, u mundëson organeve kontraktuese ta zgjerojnë bazën e ofruesve potencial dhe t’i ndjejnë efektet pozitive nga konkurrenca më e madhe. Nga ana tjetër, krijohet kundërpeshë e lojtarëve dominues në treg”, thotë Tevdovski.
Me ligjin, thotë ministri, zvogëlohen harxhimet administrative për pjesëmarrje, që është me kuptim të veçantë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Krahas asaj, me ligjin vendoset edhe mundësia për pagesë të drejtpërdrejtë të nënrealizuesve, që më së shpeshti janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Nëse nuk është e paraparë pagimi i drejtpërdrejtë, organi kontraktues kërkon nga bartësi i furnizimit të lë dëshmi se e ka paguar nënrealizuesin në afat prej 60 ditëve nga dita e pagesës së faturës së organit kontraktues”, sqaron Tevdovski.

Ministri i Financave, siç kumtoi Ministria e Financave, potencon se Ligji i ri për furnizime publike i mbron të drejtat e punëtorëve.

“Vendosen dispozita që kanë të bëjnë me kyçjen e aspekteve sociale në procedurat e furnizimeve publike, respektivisht marrëveshje të rezervuara me qëllim të nxitjes së rritjes përfshirëse dhe punësimit të grupeve të prekura sociale”, thotë Tevdovski.

Ministri i Financave thotë se Ligji i ri për furnizime publike është ligj evropian dhe potencon se ai ka tre qëllime kyçe: e para të sigurojë shpenzime racionale nga parat e shtetit, e dyta konkurrencë të lirë dhe e treta transparencë në prokurimet publike.

Në përputhje me rregullat dhe praktikat evropiane, Ligji i ri jep mundësi përveç çmimit të vlerësohet edhe cilësia. Më pas organi kontraktues varësisht prej lëndës së furnizimit do të mund të vërtetojë nëse si kriter do ta përdor çmimin më të ulët, pagueshmërinë në bazë të afatit të produktit ose raportit më të mirë midis çmimit dhe cilësisë.