Rishikimi i projeksionit për rritje të BPV-së për 2,8 për qind, ruajtja e deficitit buxhetor për 2,7 për qind dhe zvogëlim të anës së të ardhurave dhe shpenzimeve për 0,5 për qind, parashikon Propozim-ribalanci i Buxhetit për vitin 2018, që e miratoi Qeveria në seancën e mbrëmshme të jashtëzakonshme.

“Qëllimi i Propozim-ribalancit të Buxhetit për këtë vit është të bëhen korrigjime të anës së shpenzimeve me qëllim të sigurimit të përkrahjes financiare për komunat dhe përforcim të Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSHM), Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor (FSPI) dhe Agjencia për Punësim (APRM)”, tha ministri Dragan Tevdovski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Ai potencoi se rishikimi i projeksionit për rritje të PBV-së për 2,8 për qind, para se gjithash, siç tha, për shkak të bllokimit për inkuadrim në NATO dhe BE nga ana e opozitës, ndërsa pasiguria negativisht mund të ndikojë në ekonominë. Niveli i deficitit buxhetor, shtoi, është mbajtur për 2,7 për qind me çka mbahet përcaktimi për konsolidim fiskal gradual.

“Ana e të ardhurave në Buxhet është korrigjuar në mënyrë të pa konsiderueshme për 0,5 për qind më poshtë. Rishikimi i projeksioneve të planifikuara të të ardhurave është para se gjithash rezultat i zvogëlimit të të ardhurave të cilat shfrytëzuesit buxhetor i realizojnë në llogaritë personale dhe rritje të vogël të kontributeve sociale, në lidhje me fillimin e buxhetimit prej 812 milion denarë për shkak të realizimit në nëntë muajt e parë të vitit”, potencoi Tevdovski.

Ana e të ardhurave në Buxhet potencon është korrigjuar më poshtë për 1,2 miliardë denarë, përkatësisht për 0,5 për qind.

“Ka zvogëlim të pozicioneve të caktuara te të ardhurave të kapitalit të shfrytëzuesve buxhetor te të cilët është evidentuar dinamikë e ngadalësuar e realizimit, kryesisht te projektet e financuara me kredi. Të ardhurat e kapitalit zvogëlohen për 5,666 miliardë denarë, prej të cilave 1,672 miliardë denarë në llogarinë buxhetore dhe 3,994 miliardë denarë në llogarinë kreditore.

Të ardhurat e interesit zvogëlohen për 897 milionë denarë, para se gjithash, për shkak të menaxhimit të suksesshëm me borxhin publik dhe sigurimin e normave më të ulëta të interesit për servisim të borxhit”, saktëson ministri i Financave dhe shtoi se shkurtim më të madh do të ketë te projektet ku ka dinamikë të ngadalësuar, përkatësisht për gazifikim dhe për qendrën klinike të anuluar.

Bëhet, shtoi, edhe rialokimi i mjeteve mes shfrytëzuesve buxhetor, me ç’rast janë siguruar 198 milionë denarë shtesë për partitë politike dhe qendrat hulumtuese sipas ndryshimit të ligjit, si dhe mjete për funksionimin e ATO deri në fund të vitit.

“Sigurohen edhe 1,8 miliardë denarë shtesë për Fondin për Sigurim Shëndetësor, Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor dhe për Agjencinë për Punësim. Me këto mjete përveç realizimit të pandërprerë të obligimeve të atyre institucioneve pritet edhe zvogëlim etapor i borxheve të sistemit shëndetësor”, potencoi Tevdovski.

Alokim më të madh në ribalanc, siç tha, ka për komunat.
“Për komunat sigurohet përkrahje financiare në vlerë prej 3,020 miliardë denarë, me qëllim të zvogëlimit të obligimeve të skaduara, ndërsa obligimet e papaguara të komunave dhe shfrytëzuesit individual të themeluara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale nga fusha e arsimit, kulturës, mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve.

Mënyra e realizimit të përkrahjes financiare të komunave do të konfirmohet me ligj. Gjithashtu, me ligj do të vendoset mekanizëm për ndalim të mundësisë për grumbullim të obligimeve të pashlyera në komuna”, potencon Tevdovski.

Saktëson se ligjet janë në fazën finale të përpunimit dhe se do të dorëzohen deri te Kuvendi përderisa në seancën plenare votohet fillimi i procedurës së ndryshimeve kushtetuese.

“Në të kundërtën do të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ky ribalanc i buxhetit nuk do të mund të miratohet nga ana e Kuvendit. Për momentin ekziston mundësi t’u ndihmohet komunave, ndërsa nëse vjen deri te mospranimi i fillimit të procedurës për ndryshimet kushtetuese dhe shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare, mundësia e tillë do të humbet sepse në propozim-buxhetin për vitin 2019, i cili është në fazën e përpunimit, nuk ekziston hapësirë fiskale për përkrahje financiare të komunave”, potencoi Tevdovski.

Nëse, nuk votohet ribalanci, theksoi, nuk ka rrezik për pensione dhe për Fondin Shëndetësor.

“Pensionet në çdo variant tërësisht dhe në kohë do të paguhen. Nuk ka kurrfarë dilema se pensionet janë prioritet dhe ato duhet të paguhen”, tha Tevdovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Ministria e Financave siç tha, është e gatshme për të gjitha skenarët dhe për çdo variant që shteti t’i paguajë të gjitha obligimet e tij madje edhe të hyjë në financim kohor. Nëse vjen deri në zgjedhje të parakohshme, shtoi, ekziston mënyrë të financohen edhe nëse nuk ka ribalanc.
Ky ribalanc është i gatshëm për variant derisa nuk ka zgjedhje, por nëse ka zgjedhje ne do të sigurojmë mjete për realizimin e tyre”, potencoi Tevdovski.

Artikulli paraprakNdryshimet Kushtetuese nesër në seancë parlamentare
Artikulli tjetërBerisha e akuzon për këmishat 23 mijë dollarë, Rama: Shihemi në gjyq