Tevdovski: Ndryshimet kushtetuese nuk do të prolongojnë miratimin e rebalancit të Buxhetit

Ngjarjet aktuale në Kuvend rreth ndryshimeve kushtetuese nuk do ta prolongojnë sjelljen e rebalancit të Buxhetit. Një rrezik i tillë nuk ekziston dhe rebalanci do të miratohet në afatin ligjor, tha sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Sipas tij, për momentin Buxheti është në kondicion të shkëlqyer dhe ana e të ardhurave plotësohet në pajtim me projeksionet e parashikuara.

“Nëse e mbani në mend, madje edhe kur nuk kishim një siguri të tillë për ngjarjet, unë thashë se ne jemi të gatshëm për të gjithë skenarët.

Më e rëndësishme për momentin është se buxheti është në kondicion të shkëlqyer, mund të shikoni në raportet të cilat ne çdo muaj rregullisht i publikojmë, por në mënyrë transparente.

Ana e shpenzimeve në buxhetin e Republikës së Maqedonisë është e shkëlqyer, mbushet në pajtim me projeksionet tona. Kjo është më e rëndësishme”, tha Tevdovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në pres konferencën në Qeveri.

Buxheti për vitin e ardhshëm është duke u përgatitur dhe është në fazë të fundit, shtoi ministri, duke theksuar se të gjitha detajet do të publikohen kur, siç tha, të vijë koha.