Tevdovski: Prioritet i Qeverisë është rritja e pagave

Politika e rritjes së pagave është prioritet i Qeverisë. Për këtë shkak ndërmarrim një varg masash për rritjen e pagave, mes të cilave edhe rritja e pagës minimale, por edhe vendosja e mekanizmit ligjor për harmonizimin e saj të rregullt, thotë ministri i Financave Dragan Tevdovski në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Marketing

Sipas tij, krahas rritjes së pagave, rritet edhe produktiviteti, ndërsa rritet edhe punësimi.
“Prioriteti kryesor i Qeverisë është që të rriten pagat, sepse standardi jetësor i shumicës së qytetarëve, të cilët kanë të ardhura nga kapitali, varet nga pagat.

Kur rriten pagat, rritet edhe standardi jetësor. Rritja e pagës minimale kontribuoi për rritjen e dukshme të pagave më të vogla, por edhe për lëvizjen e spirales së pagave – që nënkupton se filluan që të rriten edhe pagat më të mëdha se ajo minimalja. Për mua si ekonomist është me rëndësi se kjo bëri lëvizjen e produktivitetit. Një punëtor i cili paguhet më mirë kontribuon më shumë”, thekson Tevdovski.

Me zgjidhjen ligjore për pagën minimale, plotëson ministri, është vendosur mekanizëm për harmonizimin e saj të rregullt, varësisht rritjes së pagës mesatare, të bruto prodhimit vendor dhe të rritjes së çmimeve.

“Tani në prill Ministria e Punës dhe Politikës Sociale paralajmëroi se paga minimale bruto do të rritet për rreth 600 denarë. Pagat vazhdojnë të rriten. Duhet të bëhen diskutime me punëdhënësit, sepse ekziston hapësirë për rritjen shtesë të pagës minimale”, thotë Tevdovski..

Në lidhje me rritjen e BPV-së, thekson se është kyçe ajo që po ndodh rritje e bazuar gjerë, gjegjësisht se lajmërohet në më shumë sektorë dhe nuk është falë intervenimit shtetëror, për dallim prej më parë.

Ai potencon edhe se borxhi publik është stabilizuar dhe “tani, për dallim prej më parë nuk shpenzohet në projekte si përmendore dhe fasada”.

“Borxhi publik në vitin 2008 prej 23 për qind të BPV u rrit në 48,8 për qind të BPV-së në fund të vitit 2016. Tani në fund të vitit 2018 është 48,7 për qind të BPV-së”, thekson ministri dhe shton se si rezultat i rritjes së besimit të investitorëve, janë ulur kamatat për servisimin e borxheve.
Në vitin 2020 dhe 2021, sipas Tevdovksit , në bazë të borxheve të vjetra të pushtetit të kaluar, kanë arritur që të kthejnë rreth 800 milionë euro, shumë të cilën ky pushtet e ka ulur me riblerje të eurobondit.

Në lidhje me investimet kapitale, ministri i Financave thotë se për dallim të vitit të kaluar, Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore, e cila nuk bën pjesë në Buxhet, ka realizim të shkëlqyer – tri herë më të lartë se vitin e kaluar. Tevdovski është optimist se deri në fund të vitit do të jetë realizim të mirë të asaj që është planifikuar.

Marketing