Tevdovski: Qytetarët mund të inspektojnë të gjitha shpenzimet nga buxheti i shtetit (Video)

Deri në fund të vitit të gjithë qytetarët do të mund t’i shohin pagesat që bëhen nga buxheti i shtetit. Çdo denar i harxhuar do të publikohet. Kështu u shpreh Ministri i Financave Dragan Tevdovski. Sipas tij tashmë po përgatitet një platformë përmes së cilës opinioni do të mund të inspektojë të gjitha shpenzimet nga buxheti i shtetit.

Marketing

“Transparenca financiare po ia arrin qëllimit. Opinioni ka qasje dhe po bënë presion për shpenzim të drejt të parave të buxhetit. Bashkimi Evropian, për dallim nga më parë kur kritikonte vendin për harxhim jo transparent të mjeteve buxhetore, tash në raportin e fundit, theks të veçantë vendosi pikërisht tek transparenca fiskale, si një nga të arriturat kyçe të vendit”, ka thënë Tevdovski.