Tevdovski: Rritja e rrogave nxit produktivitetin e firmave

Ministri i Financave Dragan Tevdovski tha se “me rritjen e rrogave kompanitë kërkojnë mënyra, por edhe përkrahje nga shteti për përparimin e proceseve. Këtë vit për herë të parë është paraparë përkrahje serioze për kompanitë e vendit nga buxheti shtetëror”.

Marketing

Këto mjete, thotë Tevdovski, vijnë nga qytetarët dhe kompanitë që rregullisht i paguajnë tatimet e tyre

“Transparenca fiskale tashmë jep rezultate. Institucionet janë të obliguara të sigurojnë marrëdhënie korrekte dhe punë joselektive. Në këtë drejtim është përmirësuar edhe kthimi i TVSH-së ndaj kompanive. Shtatë muajt e para të këtij viti është bërë kthimi i TVSH-së prej firmave prej 12.7 miliardë denarë (206.4 milionë euro). Ky është për 24% më shumë se të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Këtë vit duke u bazuar në këtë janë injektuar 2.5 miliardë denarë (40 milionë euro) më shumë në ekonominë nga viti i kaluar”, deklaroi Tevdovski në një intervistë për Kapital.

Këtë vjeshtë firmave të vogla dhe të mesme do të kenë në dispozicion 100 milionë euro kredi të lira nga Banka Investitorе Evropiane.

Më ketë, thotë ministri i financave, do të sigurohet kapital i freskët për firmat e vogla dhe të mesme, do të përkrahen projekte të reja, punësime të reja dhe do të zmadhohet likuiditeti në ekonomi.