Tevdovski: Tatimi progresiv nuk do të jetë shkak për shpërngulje

Tatimi progresiv nuk do ta rrit shpërnguljen, pasi që ata që ikin, shkojnë në shtete ku tatimet janë ende më të larta, ndërsa zgjedhja është për shkak të funksionimit më të mirë të institucioneve të atjeshme sesa këtu. Këtë e potencoi ministri i Financave Dragan Tevdovski në debatin e sotëm “Ejani të flasim për tatime”, të mbajtur në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë me temë si me tatimin progresiv të zvogëlohet shpërngulja.

“Për shembull, të rinjtë shpërngulen në vende ku ka 45 për qind tatim. Do të thotë nuk shkojnë për shkak të lartësisë së tatimit, por për shkak se aty për dallim prej këtu, më mirë funksionon shëndetësia, arsimi, ka rrugë më të mira dhe funksionon shoqëria. Për këtë shkak ne dëshirojmë ta përforcojmë tërë ekonominë me vende më mirë të paguara të punës. NATO integrimet janë mundësi e mirë për investime të reja të huaja”, tha Tevdovski, duke iu përgjigjur studentëve.

Ai potencoi se paratë nga tatimi progresiv do të shfrytëzohen për targetimin e transfereve sociale, respektivisht ai që e merr ndihmën e tillë, do të tërhiqet mbi linjën e varfërisë.

Rektori i UEJL-së, Abdulmenaf Bexheti tha se është i kënaqur që në kuadër të debatit studentët e pranishëm kanë treguar dituri të madhe rreth tatimeve.

“Edhe vet ministri, përmes testimit, konstatoi se sa studentët janë të njoftuar me zgjidhjet tatimore. Mbi 80 për qind përgjigje të sakta, ndërsa testimi as që u paralajmërua”, tha Bexheti.

Debatin ishte në organizim të Fondacionit Fridrih Ebert dhe Qendra për zhvillim të biznesit pranë Universitetit të EJL-së.

evn