Tevdovski: Vendi po lëviz në drejtim të mirë, ekonomia po rikuperohet

Denari është stabil, ekonomia po rimëkëmbet dhe tani më fillon të realizojë shkallë më të mira të rritjes, vlerësojnë ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska në një intervistë për “Zërin e Amerikës” pa Takime pranverore të FMN-së dhe grupacionit të Bankës Botërore në Uashington.

“FMN-ja dhe Banka Botërore i kanë ulur parashikimet për rritjen e ekonomisë botërore për shkak të pasigurisë që ekziston, por me rëndësi është që në kushte kur tek pjesa më e madhe e vendeve në botë i ulin projeksionet për rritjen, që vendi ynë ta rritë projeksionin prej 2,8 në tre për qind. Kjo tregon se vendi po lëviz në drejtim të mirë, se ekonomia po rikuperohet dhe se fillon të realizojë edhe norma më të mira të rritjes”, theksoi ministri Tevdovski.

Sipas guvernatores, për këtë vit parashikimet e Bankës Popullore janë mbi tre për qind rritje. Me këtë rast janë marrë parasysh lëvizjet e fundit dhe projeksionet.

“Denari është stabil. Projeksionet tona të bilancit të pagesave parashikojnë akomulim të mëtutjeshëm të rezervave devizore dhe ruajtjen e tyre në nivel mjaftë adekuat, në mënyrë konsistente me strategjinë monetare të cilën e zbatojmë. Nëse shikohen lëvizjet gjatë vitit të kaluar, kemi pasur akumulim të rëndësishëm të rezervave devizore, ndërsa faktor kyç që kontribuon për këtë janë derdhjet e rëndësishme devizore në tregjet”, theksoi Angelovska-Bezhovska në intervistën para selisë së Bankës Botërore dhe FMN-së.

Duke i komentuar gjendjet në ekonominë botërore dhe serinë e pasigurive, potencoi se është me rëndësi që FMN-ja parashikon ngadalësim të aktivitetit global ekonomik, por nuk bëhet fjalë për recesion.

Tevdovski dhe Angelovska-Bezhoska këto ditë kanë marrë pjesë në Takimet pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington. Në kuadër të Takimeve kanë pasur shumë takime të punës me përfaqësues të lartë të institucioneve dhe organizatave financiare ndërkombëtare.