Republika e Maqedonisë së Veriut është ekonomi e vogël dhe e hapur, rreziqe ekzistojnë, por edhe FMN e zvogëloi projeksionin për rritje ekonomike për një numë të madh shtetesh, e jona në fakt është rritur dhe kjo e valorizon politikën e suksesshme ekonomike dhe fiskale të Qeverisë, ka deklaruar për MIA ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Delegacioni i udhëhequr nga Tevdovski dhe guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska- Bezhoska e ka përfunduar qëndrimin disaditore të Takimeve pranverore të grupacionit të Bankës Botërore dhe FMN-së në Uashington.

“Kemi fillim të mbarë të vitit. Industria ka shënuar rritje prej afër 10 për qind. Eksporti është rritur për 6.8 për qind. Është rritur aktiviteti kreditor- si tek amvisëritë ashtu edhe te kompanitë. Pagesa e të ardhurave në buxhet është në kuadër të projeksioneve. Stabilitetin që e sjell NATO u jep besim investitorëve ndërsa efekti ende do të multiplifikohet”, ka thënë Tevdovski.

Sipas tij, pritjet janë që këtë vit do të realizohet projeksion prej 3.2 për qind, derisa në afatmesëm rritja do të jetë më e shpejtë. Për vitin e ardhshëm, Qeveria ka projektuar katër për qind rritje për të cilën ministri thekson se është i realizueshëm, ndërsa edhe mund të kapërcehet.

“Këtu bëjnë pjesë edhe disa projekte infrastrukturore të cilat i paralajmëruam dhe kemi filluar procedurë. Këtu është edhe projekti për lehtësimin e tregtisë dhe transportit të Ballkanit Perëndimor për të cilin ligji është përgatitur dhe është në procedurë kuvendore. Poashtu, këtu është edhe ndërtimi rehabilitimit të rrugëve lokale prej 70 milionë euro”, ka thënë Tevdovski.

Në kuadër të kësaj, ka shtuar se ka edhe më shumë projekte që i takojnë zhvillimit të kapitalit njerëzor, modernizimit të arsimit primar dhe sistemit pensional, por edhe shëndetësia.

“Kemi agjendë ambicioze për bashkëpunim e cila është e realizueshme. Jam i kënaqur që në takimet është theksuar mbështetja e Bankës botërore për procesin reformues që zhvillohet në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Tevdovski.

Sipas tij, projekte tjera të dakorduara gjatë Takimeve pranverore përfshijnë edhe projekte me Institucionin Ndërkombëtar Financiar (IFC) dhe Bankën Evropiane për Investim (BEI).

“Ndahen projekte për IFC-në në të cilin rrjetizohen kompanitë vendore me investimet e huaja në ZZHTI. Ata dhanë pajtueshmëri se do të mbështetet ky projekt. Përfitimet për kompanitë tona janë të mëdha: fitojnë punë, mundësi për rangim në tregjet e reja, knou-hou”, ka deklaruar Tevdovski.

“Këto janë projekte të mëdha në të cilën kemi mbështetje nga Banka. Poashtu, javën e ardhshme BEI do të transferojë 15 milionë euro- kësti i parë prej gjithsej një miliardë euro për kredi të lira për ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Me të do të financohen 39 projekte që do të thotë investime të reja dhe vende të reja të punës”, ka shtuar ministri.

Lidhur me projeksionin për ngadalësimin e rritjes ekonomike në ekonominë globale, Tevdovski ka thënë se ajo ka qenë e pritshme, nëse merren parasysh pasiguria dhe rreziqet e luftërave tregtare dhe Bregzitit. 

evn