Thaçi bën thirrje që sa më shpejt të formohet Qeveria e re

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë një konference për media ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e tij për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Marketing

Ai ka thënë se edhe një herë u dëshmua se në Kosovë është pjekur demokracia dhe se funksionojnë me sukses institucionet e pavarura.

Thaçi ka kërkuar nga partitë politike formimin e shpejt të institucioneve të Kosovës.

“Sot kam pranuar aktgjykimin e Kushtetuese për vlerësimin e dekretit, me të cilin propozova Hotin si kandidat për kryeministër, e mirëpres përfundimin e këtij procesi. U dëshmua edhe një herë se në Kosovës është pjeku demokracia dhe se funksionojnë me sukses institucionet e pavarura. Tani është hapur rruga për formimin e qeverisë ë re, shpresojë të jetë kapitull për stabilitet dhe zhvillim”, ka thënë Thaçi.
Ai po ashtu ka thënë se për të është e rëndësishëm që të respektohet Kushtetuta e Kosovës, duke shtuar se ky është themel i funksionimit të shtetit.

“Kam qenë i kujdesshëm në çdo hap që të jetë në përputhje të plot më kushtetutën, për mu është e rëndësishëm që të respektohet kushtetuta e Kosovës, ky është themel i funksionimit të shtetit dhe qeverisë sonë, pres sa më parë të themelohet qeveria e re, është mirë që meqë është përcaktuar përudha kohore dhe dita e seancës. Ftojë partitë politike dhe të nominuarin që të marrin përgjegjësit”, ka thënë Thaçi.