Më 11 nëntor në Paris, mund të ketë një takim mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Mediumi serb, Danas, raporton se, Vuçiq ka pranuar ftesën e Macron për të përcjellë një tubim më 11 nëntor në Francë me rastin e Ditës së Armëpushimit të Parë në Luftën e Parë Botërore, shkruan Kontaktplus.

Kjo ftesë thuhet se i është dërguar edhe presidentit kosovar, Hashim Thaçi.

Kështu Thaçi dhe Vuçiq mund të zhvillojnë takimin e radhës të tyre, por këtë herë jo në Bruksel, por në Paris.