Thaçi: Dialogu për marrëveshjen finale duhet të vazhdojë pavarësisht vështirësive

Presidenti Hashim Thaçi e ka ritheksuar sot edhe një herë, se dje e ka pasur takimin më të shkurtër, por edhe më të vështirin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq të ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Marketing

“Nuk është e lehtë të bisedohet me serbin Aleksandër Vuçiq që ende mendon se Kosova është pjesë e Serbisë. Është një ëndërr e serbëve që Kosova është zemra e Serbisë, apo Kaçaniku është zemra e Serbisë siç u përmend”, ka thënë Thaçi në një konferencë për media, një ditë pas kthimit nga Brukseli.

“Pozicionet janë shumë të ndara mes nesh – pozicioni i serbëve është larg realitetit”.
Thaçi ka thënë se pavarësisht vështirësive, dialogu do të vazhdojë javëve në vazhdim deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

“Ne po punojmë që situata të mos kuptohet si betejë për ta mundur njëri-tjetrin, por si proces i rëndësishëm për të dyja shtetet, sepse është në interes të të dyja vendeve”.
“Marrëveshja duhet të jetë ndërmjet vendeve sovrane – dhe që të ndodhë njohja formale e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi i saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare”.
“Duhet të sakrifikojmë për marrëveshjen përfundimtare, të mos biem pre e popullzimit të temave ditore, por të shikojmë përpara”.

“Kemi vendosur të vazhdojmë pavarësisht pengesave për të ardhmen, sesa të ndodh ndonjë një incident qoftë me shqiptarët apo serbët”.

Thaçi ndër të tjera ka thënë se procesi në vazhdim sipas tij do të jetë edhe më i vështirë, por thotë se e mban shpresa për marrëveshjen përfundimtare.

Marketing