Thaçi: Do të rikandidoj dhe jam i bindur se do të bëhem sërish president

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pasi t’i skadojë mandati do të rikandidojë përsëri për president të vendit.

Marketing

“Do të respektoj kushtetutën dhe ligjet e vendit. Do t’iu shërbej qytetarëve pa dallim. E se ku do jem pas mandatit presidencial, mendoj se është herët të flitet, por janë dy mundësi, e para të bëhen ndryshimet kushtetuese që presidenti të zgjedhet nga qytetarët. Pra, do të rikandidoj dhe do të zgjedhem përsëri, kësaj radhe me votën e popullit, jam i bindur për këtë”.

Thaçi në T7 tha se nëse partitë e duan atë president le ta ndryshojnë Kushtetutën pasi ky i fundit është i bindur që do të rizgjedhet.

“Pra, partitë le të vlerësojnë vetë. Nëse e duan president Thaçin le ta ndryshojnë Kushtetutën, nëse nuk e duan mos ta ndryshojnë. Unë do të kandidoja përsëri”.