Nga Lëvizja Besa kanë paralajmëruar padi ndaj kryetarit të PDSHsë, Menduh Thaçi, për shkak të paraqitjes ofenduese në emisionin “Clik Plus”. Mes tjerash Thaçi e ka quajtur “bubic” kryetarin e Lëvizjes Besa, Kasamin, shkruan Lajm.

Nga Lëvizja Besa kanë thënë se “nuk do të lëshohen në nivelin e Thaçit për të komentuar zyrtarisht akuzat dhe ofendimet e tij”, por se do ta padisin në gjykatë, kurse kompensimin që do ta fitojnë do ta shpërndajnë për qëllime humanitare./Lajm