Thaçi i dërgon letër Kurtit, i thotë se e pret në takim më 6 janar

Komunikimi me letra vazhdon!
Presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar letrën e katërt kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit.

Marketing

Por, ndryshe nga herët e tjera kur përmes letrave e ka ftuar në takim, i pari i vendit këtë herë i ka shkruar për t’i thënë Albin Kurtit se do ta presë në takim më 6 janar në zyrën e tij – ashtu siç kishte propozuar ky i fundit.

“Në përgjigje të kërkesës Tuaj, shprehi gatishmërinë që t’ju pres në takim me datën 6 janar 2020 në orën 15:00, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës, me qëllim të konsultimit për të propozuar kandidatin për kryeministër për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.