Thaçi sqaron mospjesëmarrjen në Samitin e Ohrit: U anashkaluam qëllimisht

Kosova nuk u bë pjesë as e samitit të dytë rajonal, i organizuar sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ftesa i është dërguar presidentit Hashim Thaçi, por ky i fundit e ka refuzuar duke treguar edhe arsyet.
Sipas Thaçit, Kosova është anashkaluar qëllimisht nga Serbia në samitin e parë të Novi Sadit dhe ku morën pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi dhe Sarajeva është një arsye tjetër që Thaçi përmend për refuzimin e ftesës.

Marketing
Marketing