Thaçi ka dy fjalë për qeverinë Hoti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Qeveria e re e vendit do ta ketë mbështetjen e tij.

Marketing

“Nga nesër është një mundësi për një kapitull të ri, se sa do të shfrytëzohet i mbetet kohës dhe njerëzve që do të marrin përgjegjësin për të dëshmuar”, ka thënë Thaçi për RTV21.

Duke folur për procesin e dialogut, Thaçi ka thënë se Qeveria e re duhet t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë.

“Të punojmë së bashku pozitë- opozitë, të punojmë që çdo zgjidhje që mund të pranohet prej Kosovës natyrisht duhet të kalojë përmes Kuvendit ose unë jam edhe përmes referendumit”, ka thënë ai.

Ndryshe, seanca për formimin e Qeverisë së re mbahet nesër në orën 11:00.

Marketing