Thaçi: Komandat Era ishte model i një luftëtari të lirisë

Sot në Kaçanik në përvjetorin e gjashtë të ndarjes nga jeta, është kujtuar ish luftëtari i UCK-së, Ejup Runjeva – Komandat Era.

Marketing

Në këtë akademi ka marrë pjesë Presidenti Hashim Thaçi, që ka thënë se ndjehet krenar për luftën dhe veprën e Ejup Runjevës.

“Komandat Era ishte model i një luftëtari të lirisë”, ka thënë Thaçi.

“Çdo herë kam pasë kënaqësinë dhe nderin në luftën për liri që ta takojë Ejupin. Mund të sjell kujtimet më të freskëta dhe më të mira për të, rolin e tij udhëheqës por edhe udhëtimet e përbashkëta. Kam pasë nderin që të kalojë në shumë angazhime, të jemi së bashku në Bjeshkët e Sharrit në shi e borë, diell e vapë, por në krye të kolonës edhe në majat e Lubetenit”.

“Jemi sot për të përkujtuar luftën dhe krenarinë e Ejupit që ballë lartë qëndroi në luftë dhe pasluftës – përsëri ideali dhe kauza e tij fituan. Ai vdiq në kulm të moshës, moshës më të mirë. Sot ne kujtojmë një bashkëluftëtar. E nderojmë me nderimet më të larta”.

Marketing