Thaçi: Kosova meriton sa më shpejt të jetë pjesë e NATO-s

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka organizuar pritje shtetërore me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Marketing

I pari i vendit tha se sa herë që organizohen evente të tilla, kujtojmë heronjtë, dëshmorët, veteranët e luftës dhe qytetarët e Kosovës që dhanë gjithçka për çlirimin e Kosovës.

Ai përmendi edhe liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Interpol dhe UNESCO, dhe tha se Kosova do të jetë pjesë e NATO-së.

“Vetëm unik mund të arrijmë të integrohemi. Kosova është shteti më i ri në botë dhe e meritojmë që të jemi sa më shpejt pjesë e NATO-s. Jemi populli më pro-evropian”, tha Thaçi.

Thaçi tha se po kalojnë 21 vjet qëkur Kosova e fitoi lirinë dhe 12 vjet pavarësi që u ndërtua me sakrificë.

Të pranishëm në ceremoninë e pritjes shtetërore ishin kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti me kabinetin e tij qeveritar, deputetë të Kuvendit dhe mysafirë nga ambasadat e huaja në vendin tonë.

Marketing