Thaçi: Marrëveshja e Ohrit garantues i të drejtave të shqiptarëve

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi sot përmes profilit të tij në Facebook ka porositur se Marrëveshja e Ohrit është garantuesi më i madh për të drejtat e shqiptarëve dhe të stabilitetit në rajon.

Marketing

“Marrëveshja e Ohrit, e nënshkruar 17 vjet me parë ndali përfundimisht konfliktin e armatosur dhe krijojë perspektivë për paqe, stabilitet dhe bashkëjetesë ndëretnike në Maqedoni. Edhe pas 17 viteve ajo mbetet garantuesi më i madh i të drejtave të shqiptarëve dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Thaçi në Fejsbuk në shenjë të përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas presidentit kosovar, siç lajmëron korrespondenti i MIA-s në Prishtinë, implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit si dhe Marrëveshjes për emrin me Greqinë, “përfundimisht i hap rrugë anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE”.

“Kosova mbetet partner i vazhdueshëm i Maqedonisë dhe respektimit të të drejtave të popullatës shqiptare”, thekson Thaçi.

Marketing