Thaçi: Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës jashtëzakonisht e rëndësishme për rajonin

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi në takimin e sotëm me një delegacion të Asamblesë parlamentare të NATO-s, i udhëhequr nga kryetari Paolo Ali, i vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishme për rajonin zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe finalizimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, njofton korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Marketing

Thaçi, siç kumtoi kabineti i tij, e ka përshëndetur kthimin e vëmendjes së Bashkimit Evropian në rajon, me strategjinë dhe samitin në Sofje, ndërsa si përfitim nga kjo, e ka theksuar marrëveshjen e arritur mes Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e kontestit me emrin.

“Rezultate konkrete dhe menjëherë të dukshme janë zgjidhja e kontestit për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë, si dhe filimi i fazës finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Thaçi.

Duke folur për kërcënimin global nga terrorizmi, presidenti kosovar ka deklaruar se vendi i tij është lider në rajon kur është në pyetje lufta kundër ekstremizmit dhe radikalizmit.
“Kosova është faktor i stabilitetit në rajon, e përkushtuar në dialogun me Serbinë, i cili ka sjellë paqe të përhershme në tërë rajonin”, deklaroi Thaçi.

Ai shtoi se “NATO është në Kosovë, por tani është koha edhe Kosova të jetë në NATO