Thaçi: Me keqardhje mësova që Specialja ka ftuar për intervistim Haradinajn

Presidenti i Kosovës,Hashim Thaçi, ka thënë se me keqardhje ka mësuar që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi dhe ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së.

Marketing

Ai ka thënë se si President i vendit, do të veprojë bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë, transmeton Klan Kosova.

“Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush”.

Marketing