Thaçi: Me sakrificën e Jasharëve, bota e kuptoi drejt Kosovën

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë në manifestimin e “Epopesë së UÇK-së” se sot kujtojnë me nderimet më të larta shtetërore sakrificën e pashembullt të Familjes Jashari dhe Komandantit Adem Jashari.

Marketing

“Bota filloi ta kuptojë drejt Kosovën pas kësaj ngjarje”, ka thënë Thaçi.

“Epopeja dëshmoi se kthim mbrapa nuk kishte në rrugën tonë për liri dhe çlirim. UÇK u bë projekti më madhor kombëtar. Sot nderojmë të gjithë dëshmorët e lirisë. Në këtë 21 vjetor për herë të parë Epopenë e UÇK-së po e shënojmë me Ushtrinë e Kosovës, të njohur ndërkombëtarisht si forcë moderne dhe multietnike”.

“Ecja e Kosovës përpara është e pandalshme. Po konsolidohemi si në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar të bashkuar si popull dhe institucione kemi energji për të bërë hapa gjigant. Të bashkuar miqtë tanë do të na përkrahin edhe më shumë”, është shprehur Thaçi.

Marketing