Thaçi në OKB: Vendimi për ushtrinë është i natyrshëm, në Kosovë nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë që kjo senacë e thirrur nuk është e jashtëzakonshme pasi transformimi i FSK-së në ushtri është një vendim normal, njofton Klan Kosova.

Marketing

“Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur në Kosovë, jemi thirrur në një seancë të jashtëzakonshme kur jemi në një gjendje krejt normale në Kosovë. Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur në Kosovë javën e kaluar. Ajo që ka ndodhur është një vendim krejt normal, në mision dhe qëllim”.

“Gabimi i vetëm që Kosova ka bërë është se ka pritur pesë vite pa nevojë për themelimin e ushtrisë. Vendimi për ushtrinë është i vonuar, dhe assesi i gabuar. Është i vonuar sepse kemi pritur vullnet të mirë nga ata që kurrë nderi më tani, nuk e treguan në raport me Kosovën”.

Sipas tij, transformimi i FSK-së në Ushtri, nuk është bërë në kundërshtim as të Rezolutës 1244, as Pakos së Ahtisarit dhe as me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Thaçi ka thënë se shteti i Serbisë është paraqitur i zemëruar por jo edhe qytetarët serbët të Kosovës, ndërsa në cilësinë e presidentit dhe komandantit suprem Thaçi ka thënë se ushtria do të sjellë “paqe dhe stabilitet”.

“Me vendim unanim politik nga të zgjedhurit e popullit u bë ushtria, i pëlqeu dikujt apo jo. Shteti i Serbisë u paraqit i zemëruar, por jo edhe qytetarët e Kosovës”.

“Nuk është mesazh që e kemi ndërmarrë ndaj dikujt. Ajo do të jetë profesionale dhe shumetnike. Mbi 10 për qind janë nga komunitetet jo shumicë, serb, turq, shkali, romë. Një forcë e cila do të mbrojë çdo qytetar të Kosovës, çdo fëmijë, çdo të ri, pavarësisht gjuhës që ata flasin në shtëpi”, ka thënë ndër tjerash presidenti Thaçi.

Marketing