Thaçi në orën 20:00 pritet t’iu adresohet qytetarëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sonte në orën 20:00 do t’u drejtohet qytetarëve të vendit me një fjalim nga zyra e tij, pasi Gjykata Speciale në Hagë publikoi propozim-aktakuzën kundër tij dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Marketing

Fjalimi i kreut të vendit ishte paralajmëruar për të dielën mbrëma, por ishte shtyrë për sot, pa dhënë asnjë arsye.

Zyra e Presidencës në njoftimin e djeshëm nuk ka dhënë detaje rreth fjalimit, i cili do të jetë deklarimi i parë i Thaçi pas propozim-aktakuzës për kinse krime lufte

Marketing