Thaçi në Paris, thotë se do të lobojë për liberalizimin e vizave

Presidenti Hashim Thaçi është duke qëndruar në Paris me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron për të shënuar përfundimin e Luftës së Parë Botërore.
Thaçi nga Parisi ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave.

“Nuk e kuptoj dhe nuk e arsyetoj asnjë nga vend të Bashkimit Europian për rezervat që kanë në procesin e liberalizimit të vizave. Të gjitha kriteret i kemi plotësuar”.

“Unë do ta shfrytëzojë mundësinë që me të gjithë liderët maksimalisht të diskutojmë për këtë çështje”.
“Besoj që edhe Macron do të jetë mbështetës i këtij procesi”.

“Do të jetë një rrezik, jo me fajin tonë që nëse Kosova këtë herë nuk hynë në agjendë, liberalizimi të shtyhet për periudhë të pacaktuar”.