Thaçi nënshkruan ligjet për ushtrinë: Urime FSK-së dhe popullit të Kosovës

Presidenti ka dekretuar tri projektligjet që kanë të bëjnë me transformimin e FSK-së në Ushtri.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar tri projektligjet që kanë të bëjnë me transformimin e FSK-së në Ushtri.

Marketing

Me këtë rast ai ka uruar të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe popullin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se kjo është një ditë shume e rëndësishme për Kosovën që tashmë ështe zyrtarizuar.

Thaci ka thënë se ky dekret hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.

Presidenti po ashtu i ka falënderuar aleatët kryesorë të Kosovës për këtë ditë historike.

Marketing