Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka qëndruar sot në veri të Mitrovicës. me ç’rast ka vizituar Liqenin e Ujmanit, ku ka lundruar me barkë dhe ka vizituar pikën kufitare në Bërnjak.
Prej atje Thaçi ka dërguar mesazhin se Kosova është e lirë dhe e pavarur.

“Dërgoj mesazhin për të gjithë qytetarët që të punojmë së bashku për Kosovën e re. Kosova është një, është e pavarur dhe sovrane. Bisedat që do të zhvillohen në ditët, javët dhe muajt në vazhdim në Bruksel do të jenë për paqe, stabilitet dhe njohje reciproke”, ka thënë Thaçi.

Ai vizitën e tij në Ujman e ka vlerësuar rutinore.
“Ishte një mrekulli t’i shihje gjithë njerëzit duke punuar të gjitha nacionaliteteve pa dallim. Unë zakonisht vikendet i kaloj duke ecur nëpër bukuritë e Kosovës. Sot pas kësaj vizite vendosa që të bëjë një gjiro lundrimi në këtë vend të bukur dhe të pakrahasueshëm të Kosovës. Ishte një shëtitje e bukur në liqenin e Ujmanit në këtë aset të rëndësishëm energjetik të Kosovës”, tha Thaçi.

Kujtojmë se kjo vizitë e presidentit Thaçi ka nxitur reagime të shumta në Serbi, ku presidenti Aleksandar Vuçiq ka dhënë urdhër që ushtria e Serbisë të vihet në gjendje gatishmërie për luftë.

Video, Thaçi në veri

Pamje ekskluzive të Indeksonline ku shihet presidenti, Hashim Thaçi dhe shefi i Policisë, Rashit Qalaj tek Liqeni i Ujmanit –

Publiée par IndeksOnline sur Samedi 29 septembre 2018